BallinaEkonomiOda e Afarizmit letër Qeverisë: Ndihmoni bizneset, janë duke falimentuar

Oda e Afarizmit letër Qeverisë: Ndihmoni bizneset, janë duke falimentuar

spot_img
spot_img

Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar me një letër kryeministrit në detyrë, Avdullah Hotit.

Kjo Odë ka bërë me dije se bizneset janë në gjendje të rëndë dhe po falimentojnë.

Oda e Afarizmit të Kosovës i është drejtuar me një letër kryeministrit në detyrë të Kosovës, Avdullah Hotit.

OAK kërkon që të prolongohet Udhëzimi Administrativ Nr. 06/2019 për Format Standarde të Sinjalizimit të Minierave, deri në ardhjen e Bordit të ri të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, në mënyrë që mos të vijë deri tek falimentimi i bizneseve, është thënë ndër të tjera në letrën dërguar Kryeministrit Hoti.

“Lidhur me këtë Udhëzim Administrativ të nxjerrë nga KPMM – ja, Oda e Afarizmit të Kosovës ka realizuar një takim me Drejtorin e KPMM – së z. Ramiz Krasniqi dhe me bizneset anëtare të odës ku të njëjtit i kemi përcjellë edhe një shkresë, përmes së cilës kemi kërkuar që të mos kufizohet marrja e licencës për minim me vendosjen e rrethojave sipas standardeve si dhe të shtyhet afati i paraparë në Udhëzim për vendosje të rrethojave”.

Letra e plotë:

OAK letër kryeministrit ne detyrë: Ndihmoni bizneset se janë duke falimentuar

Oda e Afarizmit të Kosovës (OAK) kërkon që të prolongohet Udhëzimi Administrativ Nr. 06/2019 për Format Standarde të Sinjalizimit të Minierave, së paku deri në ardhjen e Bordit të ri të KPMM – së, në mënyrë që mos të vijë deri tek falimentimi i bizneseve, është thënë ndër të tjera në letrën dërguar Kryeministrit Hoti.

Lidhur me këtë Udhëzim Administrativ të nxjerrë nga KPMM – ja, Oda e Afarizmit të Kosovës ka realizuar një takim me Drejtorin e KPMM – së z. Ramiz Krasniqi dhe me bizneset anëtare të odës ku të njëjtit i kemi përcjellë edhe një shkresë, përmes së cilës kemi kërkuar që të mos kufizohet marrja e licencës për minim me vendosjen e rrethojave sipas standardeve si dhe të shtyhet afati i paraparë në Udhëzim për vendosje të rrethojave.

Në përgjigjen që kemi pranuar nga KPMM thuhet që:

“Për shkak të pandemisë Covid-19, ndërmarrjeve nuk i është kërkuar nga KPMM-ja vendosja e rrethojave deri më datë 01.01.2021, pas këtij përjashtimi KPMM-ja nuk mund të lejoj afat shtesë për vendosjen e rrethojave dhe sinjalizimit tek ndërmarrjet e licencuara, dhe jemi të obliguar që të i zbatojmë dispozitat ligjore të Udhëzimit Administrativ Nr.06/2019 për Format Standarde të Sinjalizimit të Minierave”

Sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 06/2019 përcaktohen katër forma të rrethojave, të cilat janë të skicuara në shtojcat 1, 2, 3 dhe 4 të këtij Udhëzimi.

Sipas nenit 9, paragrafi 2 të këtij Udhëzimi parashihet që “Bartësitë e licencës/lejeve janë të obliguar që të bëjnë rrethimin dhe sinjalizimin e zonës së licencës/lejes më së largu deri më dt. 01.09.2020.

Bizneset e sektorit minerar i kanë të rrethuara hapësirat edhe para hyrjes në fuqi të Udhëzimit Administrativ Nr.06/2019, mirëpo jo sipas standardeve të reja të parapara nga KPMM. Andaj,  duke ditur se aktualisht jemi në situatë pandemie kërkohet mirëkuptimi nga ana juaj, ashtu që të ju lejohet një afat prej disa muajve, deri sa bizneset të rimarrin veten.

Njëkohësisht, ky Udhëzim po pengon bizneset e këtij sektori të përfitojnë lirimin nga renta minerare, i cili parashihet në nenit 14 të Ligjit 07/L- 016 për Rimëkëmbje Ekonomike nga Covid -19, pasi që aktualisht standardet e përcaktuara në këtë UA nuk i plotësojnë një pjesë e konsiderueshme e bizneseve.

Duke pasur parasysh kufizimet të cilat bizneset i kanë pasur gjatë kohës së pandemisë dhe efektit që ajo ka pasur deri më tani, Oda e Afarizmit të Kosovës, në emër të bizneseve anëtare të sektorit minerar kërkon që ky afat të shtyhet deri në kalimin e pandemisë dhe emërimin e Bordit të ri të KPMM-së, në mënyrë që së bashku të krijohet një grup për përcaktimin e kushteve të reja për rrethoja.

Bizneset gjatë takimeve shprehën shumë pakënaqësi ndaj këtij Udhëzimi Administrativ, pasi që ka kosto shumë të lartë financiare dhe nuk është bërë në koordinim paraprak me bizneset, thuhet ne letrën e OAK-së dërguar Kryeministrit në detyrë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular