BallinaAktualitetSPAK fillon hetimin për përgjimet e bujshme të Ndranghetas, Kraja takon de...

SPAK fillon hetimin për përgjimet e bujshme të Ndranghetas, Kraja takon de Raho

spot_img
spot_img

Prokuroria e Posaçme, SPAK nis hetimet në Shqipëri për përgjigjimet e Ndrangheta. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK hetimet do të ndiqen nga ana e prokurorit Sotir Kllapi.

Një gjë e tillë sipas njoftimit është vendosur pas një takimi të kreut të SPAK, Arben Kraja me dhe Federico Cafiero  de  Raho, Drejtues i Prokurorisë  Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm. Hetimi do të fokusohet për korrupsion të funksionarëve publikë, si dhe pastrim i parave dhe grupi i strukturuar kriminal.

Shumë zyrtarë dolën në përgjimet e publikuara në media tronditën politikën shqiptare, pasi dolën shumë emra zyrtarësh.

Megaoperacioni i drejtuar nga prokurori Nicola Gratteri, sipa mediave italiane zbuloi lidhjen e klanit mafioz “Ndrangheta” me zyrtarë në Shqipëri e politikanë.

Sipas bisedave të publikuara, mafia italiane ka dërguar biznesmenin Antonio Gallo në vendin tonë që të futet në tendera e të ngrejë biznese përmes të cilave të pastrohen paratë e tyre. Ky korrupsion ka kapur vlerën e mbi 250 milion eurove.

Opozita ka akuzuar mazhorancën dhe kryeministrin Rama për lidhje me këtë aferë. Ndërsa vetë Rama i ka rrëzuar këto akuza e përgjime, pasi nuk ekzistojnë si fakt, pasi firma nuk ka marrë asnjë kontratë publike.

Njoftimi i plotë i SPAK

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.01.2021, ka  regjistruar kryesisht procedimin penal Nr.17/2021, për veprat penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Grupi i strukturuar kriminal”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”,  parashikuar nga nenet 259, 333/a, 287 – 28/4 dhe 334 i Kodit Penal.

Regjistrimi i këtij procedimi penal është bërë mbi bazën e disa artikujve të publikuara në media të ndryshme, në lidhje me hetimet e kryera nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros në Republikën e Italisë, të cilat hedhin dyshime në lidhje me përfshirjen e shtetasve shqiptarë dhe të huaj, në aktivitete kriminale në Republikën e Shqipërisë,

Në kuadër të sqarimit të rrethanave dhe fakteve që lidhen me objektin e hetimeve të këtij procedimi penal, sot me datë 04.02.2021 në selinë e Drejtorisë Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm në Romë, u zhvillua një takim koordinativ. Takimi u realizua nën drejtimin e zotit Federico Cafiero  de  Raho, Drejtues i Prokurorisë  Kombëtare Antimafia dhe Antiterrorizëm, Itali dhe zotit Arben Kraja, Drejtues i Prokurorisë së Posaçme, Shqipëri, me pjesmarrjen dhe të prokurorëve italianë dhe shqiptarë që hetojnë këto dy procedime penale në shtetet respektive.

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar garanton publikun se është e vendosur për të hetuar deri në fund çdo element dhe fakt që përbën indicje për veprimtari kriminale të kryer në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe që lidhet me objektin e hetimeve të kryera deri tani nga Prokuroria Antimafia e Catanzaros.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular