BallinaEkonomiBorxhet/Shpërndarja i ka KESH-it 53.4 miliardë lekë, ujësjellësit 17 miliardë lekë OSHEE-së

Borxhet/Shpërndarja i ka KESH-it 53.4 miliardë lekë, ujësjellësit 17 miliardë lekë OSHEE-së

spot_img
spot_img

Sektori i energjisë vijon të mbetet ende peng i zinxhirit të borxheve që kompanitë publike i kanë njëra tjetrës.

Situata problematike detyroi pak kohë më parë Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe atë të Financave dhe Ekonomisë që të dilnin me një plan të përbashkët veprimi për zgjidhjen e kësaj situate një plan i cili jep edhe detaje mbi situatën e përgjithshme.

Problematika e borxheve nuk është vetëm mes operatorëve të sektorit por edhe me ndërmarrje të tjera publike që vazhdojnë të akumulojnë detyrime. Por si qëndron në shifra zinxhiri i borxheve të energjisë.

OSHEE dhe KESH

Sipas raportit zyrtar midis OShEE dhe KESh detyrimi i papaguar, që nga zgjidhja e çështjes me CEZ, prej 51.4 miliardë lekë është ristrukturuar në një marrëveshje dypalëshe të nënshkruar në 2018. Ajo parashikon pagesa këstesh të shtrira në 29 vjet. Që nga nënshkrimi i marrëveshjes (2018) deri tani janë bërë tre pagesa këstesh kanë ndodhur prej 2.8 miliardë Lekë duke e ulur detyrimin e prapambetur në 48.6 miliardë lekë (fund 2020).

Pavarësisht marrëveshjes raporti tregon se Ndërkohë është krijuar një detyrim shtesë neto prej 4.1 miliardë lekë duke çuar nivelin e detyrimeve të prapambetura të OShEE ndaj KESh në 53.4 miliardë lekë. Nga ana tjetër, KESH ka një detyrim ndaj OSHEE prej 6.3 miliardë lekësh si pasojë e mos përmbushjes të kontratës në kuadër të detyrimit të shërbimit publik, në 2019 dhe në 2020 e njohur nga të dy kompanitë.

Borxhet ndaj OST

Të dhënat zyrtare tregojnë se deri në fund të vitit 2017, detyrimet e prapambetura ndaj OST e 9.1 miliardë lekë prej të cilave 8.5 miliardë lekë e faturave të papaguara transmetimit. Që nga viti 2018 OSHEE ka paguar të gjitha shumat aktuale të faturave të tarifave të transmetimit. OSHEE ka paguar një pjesë të detyrimeve të prapambetura në bazë të rregullit të 105% por jo rregullisht.

“Ndërkohë, detyrimet e OShEE ndaj OST janë rritur për shkak të disbalancave. OShEE ka dy detyrime ndaj OST, një prej 2.79 miliardë lekë (deri në fund të vitit 2019) të njohur nga të dy kompanitë dhe një tjetër prej 2.4 miliardë lekësh pas një vendimi të ERE i cili është kundërshtuar në gjykatë nga OShEE” thuhet në raport.

Sa i takon marrëdhënieve me KESH OST ka transferuar pjesën më të madhe të faturave të papaguara nga OShEE për disbalancat te KESh në vlerë prej 4.4 miliardë lekë . Kjo vlerë është e njohur nga të dy kompanitë.

Detyrimet e prapambetura me palët e treta

Borxhet që kompanitë e sektorit të energjisë kanë ndaj njëra-tjetrës nuk janë të vetmet shqetësuese. Një pjesë e mirë e këtyre detyrimeve krijohet nga ndërmarrje të tjera ku së pari ujësjellësit.

“Deri në 2020 ndërmarrjet e ujësjellësit kanë krijuar detyrime te reja ndaj OSHEE/FShU prej 17 miliardë lekësh, 9 miliardë nga të cilat janë kamatë vonesa. Pavarësisht diferencave në vlera midis asaj të raportuar nga OShEE dhe të dhënave të raportuara nga ndërmarrjet e ujit (nëpërmjet AKUM), prirja në rritje e detyrimeve konfirmohet nga palët. OShEE/FShU ka nënshkruar marrëveshje me disa nga ndërmarrjet e ujit për ristrukturimin e detyrimeve, por pak kane qene efektive deri me sot. Për OSHEE/FShU rakordimi dhe ristrukturimi i borxheve të vjetra me ndërmarrjet e ujit është një çështje që duhet zgjidhur. Por më rëndësi se ristrukturimi i borxheve të vjetra ka përmbushja e pagesave korrente nga ndërmarrjet”, thuhet në raport.

Sa i përket institucioneve buxhetore, raporti nënvizon se shuma e detyrimit të papaguar është 5 miliardë lekë, 3 miliardë prej të cilave principal./N.Maho

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular