BallinaAktualitetVIDEO/Etna shpërthen sërish, re tymi në qytetet afër malit

VIDEO/Etna shpërthen sërish, re tymi në qytetet afër malit

spot_img

Qielli i Catanias është ndriçuar gjatë natës nga aktiviteti spektakolar i vullkanit Etna. Nga pamjet filmike të publikuara nga mediat italiane vihet re se si rrëke llave u ngritën lart, për të zbritur më pas shpateve të malit

Shpërthimi ishte parashikuar dhe zona pranë tij ishte nën mbrojtjen e nevojshme, e si pasojë nuk pati asnjë problem për popullatën.

Sipas mediave vendase, llava përfundoi në një luginë të pabanuar, ndërsa hiri i vullkanit mbërriti në qytetet pranë tij.

Vullkani 3.200 metra i lartë mund të shpërthejë disa herë në vit, duke nxjerrë llavë e duke hedhur hi mbi ishullin mesdhetar të Sicilisë. Shpërthimi I fundit madhor I tij, ai I vitit 2002, kërcënoi seriozisht qytetin e vogël  të Linguaglossa, por për fat të mirë gjatë atij episodi nuk u raportuan të lënduar.

Etna është vullkani më aktiv i Europës dhe për këtë arsye, mbetet një destinacion turistik tejet popullor. Edhe pse konsiderohet gjerësisht se ai nuk përbënë rrezik për popullsinë lokale, sërish monitorohet me shumë rreptësi. Dy vullkanet e tjerë aktivë në Itali janë Stromboli dhe Vezuvi që për herë të fundit ka shpërthyer n 1944-ën.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular