Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur i vendosur për t’iu dyfishuar asistencën ekonomike të gjitha familjeve në nevojë, menjëherë pas ardhjes në pushtet pas 25 prillit.
Në një postim në facebook, Basha flet për një shpresë të re për Shqipërinë.
“Unë angazhohem t’u dyfishoj menjëherë asistencën ekonomike për të gjitha familjet në nevojë. Bashkë do të sjellim shpresë të re për Shqipërinë. Me 25 prill Shqipëria Fiton! 🇦🇱✌️”, deklaron Basha.