Zbulohen datat e provimeve të Maturës Shtetërore

0
277
Students take a university entrance examination at a lecture hall in the Andalusian capital of Seville, southern Spain, September 15, 2009. Students in Spain must pass the exam after completing secondary school in order to gain access to university. REUTERS/Marcelo del Pozo (SPAIN EDUCATION SOCIETY) - RTR27V3I

Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë ka publikuar datat e provimeve të Maturës Shtetërorë, që do të nisin në 3 qershor me testin e  gjuhës së huaj, 4 ditë më pas gjuha shqipe dhe letërsi, matematikë në 11 qershor dhe provimi me zgjedhje në 15 qershor.

Datat e provimeve
Gjuhë e huaj – 3 qershor 2021
Gjuhë shqipe dhe letërsi – 7 qershor 2021
Matematikë – 11 qershor 2021
Provim më zgjedhje – 15 qershor 2021

Testi do të jetë i ndarë në tre nivele vështirësie, ku pjesën “më të ngarkuar” e zë vetëm 20% e tij. Për të marrë një notë kaluese duhet të kesh siguruar më shumë se 25% të 60 pikëve të testit, pra më shumë se pyetjet me alternativa, që kanë 20% të notës.

Maturantët këtë vit po përballen me shumë vështirësi përsa i përket zhvillimit të mësimit në kushtet e pandemisë. Për shkak të provimeve që i presin, maturantët e zhvillojnë mësimin vetëm në shkollë dhe jo me kombinim./ db/Abcnews.al