Mbretëria e Bashkuar do t’u kërkojë udhëtarëve që vijnë nga vendet e “listës së kuqe”, ku përhapja e varianteve të reja të koronavriusit është shqetësuese, që të karantinoren dhjetë ditë në hotel.
Autoritet kanë paralajmëruar se ata që do të shkelin rregullat, do të përballen me gjoba të mëdha dhe deri në dënimin me burg. Britania ka vendosur rregulla të rrepta që do të fillojnë nga java e ardhshme.
Ministri i Shëndetësisë, Matt Hancock, tha se ata që shkelin rregullat, të cilat do të hyjnë në fuqi në 15 shkurt, rrezikojnë burgimin dhe një gjobë deri në 10,000 paund.
“Kushdo që qëndron në formularin e gjurmimit të pasagjerëve dhe përpiqet ta fshehë se ai ka qenë në një vend të ” listës së kuqe” 10 ditë para mbërritjes së tij në Britani, do të përballet me 10 vjet burg,” tha Hancock.