BallinaKryesoreHelidon Bushati-qytetarëve: Na ngarkoni me përgjegjësi! 25 Prilli është dita kur merr...

Helidon Bushati-qytetarëve: Na ngarkoni me përgjegjësi! 25 Prilli është dita kur merr fund vjedhja dhe “Fiton Shqipëria”

spot_img
spot_img

Drejtuesi Politik i Qarkut të Shkodrës, Helidon Bushati, i bën thirrje qytetrëve që të angazhohen dhe të marrin pjesë ne votimet e 25 Prillit.

Sipas tij, ndryshimet ndodhin vetëm kur ka angazhim, pjesëmarrje dhe vullnet për qëllime të mira.

Bushati, shkruan se  25 prilli do  t’i jap fund ‘çekanit’ të taksave të larta, pabarazisë, vjedhjes, babëzisë e kriminalitetit!

Postimi i plotë

25 Prilli është dita kur merr fund vjedhja dhe #FitonShqipëria!

Prandaj, sot është momenti që gjithkush të angazhohet e të bëjmë realitet projektin për rikthimin e Shqipërisë në normalitet, ta transformojmë.

Ndryshimet ndodhin vetëm kur ka angazhim, pjesëmarrje dhe vullnet për qëllime të mira.

Pjesëmarrja masive në zgjedhje, vota masive dhe legjitime e bën një qeveri të përgjegjshme dhe llogaridhënëse ndaj qytetarëve.

Prandaj çdo i ri, student apo gjimnazist, i punësuar apo i papunë, biznesmen apo fermer, prind apo gjysh, duhet të votojë më 25 prill për t’i dhënë fund “çekanit” të taksave të larta, pabarazisë, vjedhjes, babëzisë e kriminalitetit!

Ndryshimi po vjen, t’i japim të gjithë nga një dorë dhe ky vend  mund të bëhet.

Ne kemi një plan pune për ta transformuar vendin.

Na ngarkoni me përgjegjësi për të hapur një epokë ndryshimi për Shkodrën, Malësinë e Madhe, Vaun e Dejës, Pukën, Fushë-Arrëzin e gjithë Shqipërinë.

#ShkodraFiton #ShqipëriaFITON

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular