BallinaOP EDMos gjykoni Tiren. Është produkt i qëllimit të Ramës për një mandat...

Mos gjykoni Tiren. Është produkt i qëllimit të Ramës për një mandat të tretë

spot_img
spot_img

Nga Ivo Jorgoni

Tirja dhe infermieret e proceduara dje , janë vetëm produkt natyral i lojës së Ramës për të përdorur pandeminë me qëllimin e vetëm “Mandatin e tretë”
Per ta arritur këtë i duhet të mos jetë trasparent se cfarë po ndodh me pandeminë dhe në momente të caktuara të kacavirret në podium si hero.
Në legjislacionin Shqiptar i gjithë Shërbimi Shëndetesor publik dhe privat në rast pandemie vendoset në dispozicion të shtetit dhe u ofrohet popullit falas ! (Neni 4 , pika e , Ligj Nr.15/2016. Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve…)
Kjo nuk ka ndodhur deri tani duke prodhuar një problem shumë serioz.
Privati “lejohet” të pranojë pacientë covid ndërkohë që po e bën ! Dhe në situaten aktuale mirë e bën. Por !
Kjo krijon konkurence reale direkte në shërbim midis shtetit dhe privatit ku padyshim fitues është privati sepse shërbimi paguhet , dhe në privat sot të paguash 1500 Euro dita për të pasur një shërbim dinjitoz anti covid patjetër që e përfiton
Indirekt kjo prodhon “Tire”. Sepse ai që ka pamundësi financiare për të frekuentuar privatin do shkojë në shtet i cili teorikisht ofron shërbim falas.
Tirja e gjëndur në këtë vakum nga teoria në praktikë bën rolin e biznesmenit konkurues dhe të vendos përpara dy zgjedhjeve
Privatit me 1500 euro dita
Tires dhe “Tireve” me 500 Euro dita
Zgjidh !
E gjitha kjo është pasojë e mungesës së trasparencës së shtetit në lidhje me menaxhimin e pandemisë , e qëllimte kjo për të nxjerrë Ramen hero në menaxhimin e pandemise përmes sistemit shëndetësor publik që ka krijuar qeveria e tij dhe automatikisht ta perdorë si mjet për të tentuar mandatin e tretë.
E ndryshmja do ishte vënia në dispozicion e të gjithë sistemit shendetësor publik dhe privat falas për popullsinë duke subvencionuar në fund privatin për shërbimin e dhënë dhe duke zhdukur konkurencën e pandershme në kurriz të jetës.( Zbatimi i ligjit 15/2016)
Askush sduhet të rrezikojë jetën e tij dhe të familjes nga mungesa e shërbimit shëndetësor sepse nuk është në gjëndje të paguajë.
Jeta është e shenjtë , fitohet në momentin që lind dhe mbrohet nga shteti si parim universal dhe i patjetërsueshëm.
Në mes te këtij togfjalëshi ndërhyn Rama i cili midis dinjitetit njerëzor të popullit dhe mandatit të tretë personal ka zgjedhur të tentojë këtë të fundit duke shpërfillur gjithcka dhe këdo.
Në 25 prill duhet të zgjedhim mes një qeverie normale dhe një Kryeministri normal i cili është minimalisht trasparent për gjendjen reale duke marrë masat e duhura në shërbim të jetës së qytetarëve dhe jo një Kryeminister që e shikon pandeminë si mjetin për qëllimin kryesor të mandatit të tij personal.
Zbatimi i ligjit 15/2016 i cili krijon akses në shërbimin falas , publik apo privat duke eliminuar konkurencën në shërbime , duke eliminuar “Tiret” por automatikisht do eliminonte dhe ëndrrën e Ramës për të përfituar politikisht nga menaxhimi Pandemisë vetëm në spitalet publike.
 Lulzim Basha përmes programit të Partise Demokratike për shëndetësine ka zgjidhur pikerisht këtë.
“Paraja ndjek pacientin”
E cila perkthehet : Ti zgjedh ku do të kurohesh dhe tek kush mjek apo spital .
Shteti paguan për ty !
Në 25 prill FITN SHQIPËRIA.
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular