BallinaKryesoreVendi ‘shembullor’ në përballimin e pandemisë ‘do hedhë’ miliona vaksina Pfizer –...

Vendi ‘shembullor’ në përballimin e pandemisë ‘do hedhë’ miliona vaksina Pfizer – Nuk ka shiringat e duhura për vaksinimin

Miliona njerëz në Japoni nuk do të marrin vaksinën e koronavirusit të Pfizer siç ishte planifikuar për shkak të mungesës së shiringave të specializuara – një gabim që mund të prishë programin e vaksinimit të vendit.

Shiringat standarde që përdoren në Japoni nuk janë në gjendje të nxjerrin dozën e gjashtë dhe të fundit nga secila shishe prodhuar nga prodhuesi i ilaçeve amerikane, sipas ministrit të shëndetësisë, Norihisa Tamura.

Japonia ka siguruar 144 milion doza të vaksinës Pfizer – mjaftueshëm për 72 milion njerëz – me supozimin se secila dozë përmbante gjashtë minidoza.

Por një mungesë e shiringave që kanë kapacitet të ulët lëng-mbajtës – do të thotë që vaksinuesit në Japoni do të duhet të përdorin shiringa standarde që janë të afta të nxjerrin vetëm pesë doza nga shishet, të mjaftueshme për vetëm 60 milion njerëzit.

Qeveria po kërkon që prodhuesit e pajisjeve mjekësore të rrisin prodhimin e shiringave të specializuara. Japonia nuk është e vetme në përballjen me problemin. Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë raportuar gjithashtu një mungesë të shiringave, që do të thotë se ka të ngjarë të ketë një konkurrencë të fortë për të siguruar shpejt furnizime shtesë.

Japonia është një ndër vendet që janë quajtur si “shembullore” në përballimin e valës së parë të pandemisë, duke gjurmuar shpejtë kontaktet dhe thyer zinxhirin e përçmimit.

D.B – SCAN Burmi: The Guardian

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular