Një 23-vjeçar ka humbur jetën mbrëmjen e sotme në Cërrik, si pasojë e një aksidenti
Aksidenti u regjistrua në fshatin Shales, ku 23-vjeçari Indrit Zekthi banues në Belsh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë ka dalë nga rruga.
Aksidenti ishte fatal për të riun i cili humbi jetën në vend, ndërkohë policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit.
Njoftimi:
Cërrik/ Informacion paraprak
Në aksin rrugor Belsh – Cerrik, në fshatin Shales, Cërrik, shtetasi I. Z., 23 vjeç, banues në Belsh, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, ka humbur kontrollin mbi mjetit dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit shtetasin I.Z
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.