Paris Hilton ka dëshmuar në gjykatë lidhur me një abuzim në Kolegjin “Provo Canyon” në Utah, të cilin ajo ndoqi për 11 muaj në moshën 17-vjeçare.
Ajo tha se në kolegjin me konvikt ka pësuar abuzim fizik dhe psikologjik. Anëtarët e stafit e rrahën, e detyruan të merrte pilula të panjohura, e shihnin ndërsa bënte dush dhe e detyruan të qëndronte në izolim pa rroba si dënim.
Hilton dëshmoi në një seancë dëgjimore të Komitetit të Senatit të Shtetit në Utah në favor të projektligjit që kërkonte mbikëqyrje më të madhe të qeverisë mbi qendrat e trajtimit të banimit të të rinjve. Masa kaloi unanimisht pas dëshmisë emocionale të 39-vjeçares dhe disa të mbijetuarve të tjerë.
“Të flasësh për diçka kaq personale ishte dhe është akoma e tmerrshme. Por nuk mund të shkoj të fle natën, duke ditur se ka fëmijë që vuajnë të njëjtin abuzim me të cilin unë dhe shumë të tjerë na u desh të përballeshim”, u shpreh ajo.
Paris tha se ajo përjetoi dhe vuajti ankthe nga pagjumësia për vite radhë.