Sot mbahet masa e sigurisë për Gjyqtaren e Gjykatës së Krujës, Enkelejda Hoxha dhe avokatin Aldo Tabaku dhe 8 personat e tjerë të arrestuar për organizimin e skemës së lirimit të të denuarve kundrejt përfitimeve.
Ata u arrestuan në datën 11 shkurt 2021 pasi sipas SPAK kishin organizuar “një skemë e mirëfilltë kriminale” sipas së cilës persona të dënuar që vuanin dënimin në burgun e Fushë Krujës përfitonin ulje dënimi kundrejt dhënies së përfitimit të parregullt. “
Për ta mbështetur kanë shkuar edhe e bija dhe babai i saj.
Në gjykatë do paraqiten sot edhe Edvin Prifti mjeku kardiokirurg në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” Tiranë dhe dy infermieret.
Seanca mbahet në Gjykatën e Posaçme Kundër Krimit dhe Korrupsionit në Tiranë.
Kush del sot në seancë dhe për çfarë akuzohen
1- Enkeleida Hoxha, gjyqtare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 25 të Kodit Penal;
2- Aldo Tabaku, avokat në dhomën e avokatisë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 245/1 paragrafi i dytë dhe 319/ç të Kodit Penal.
3- Manuela Mallakuçi, sekretare në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Krujë, e dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” dhe “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga nenet 319/ç dhe 244 të Kodit Penal;
4- Shkëlqim Korbi, ekspert psikiatriko – ligjor pranë Institutit të Mjekësisë Ligjore, i dyshuar për veprën penale “Ekspertim i rremë”, parashikuar nga neni 309/2 i Kodit Penal;
5- Sajmir Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;
6- Bledar Petani, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyëqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;
7 – Altin Skëndaj, i dyshuar për veprën penale “Korrupsioni aktiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 319/a i Kodit Penal;
8- Gazmir Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.
9- Gentjan Nezaj, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Penal.
10- Isuf Tanuzi, i dyshuar për veprën penale “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 245/1 paragrafi i parë dhe 25 të Kodit Pena.
11–Edvin Prifti, mjek kardiokirurg në qendrën spitalore universitare “Nënë Tereza” Tiranë. Ndaj tij është dhënë masë sigurie pezullimi i ushtrimit të detyrës, I dyshuar për veprën penale “Korrupsioni pasiv I personave që ushtrojnë funksione publike”
12-Trëndafile Frangu, infermiere në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” Tiranë. Ndaj saj është dhënë masë sigurie pezullimi i ushtrimit të detyrës, e dyshuar për veprën penale “Ushtrim I ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publikë”
13-Migena Skënderi, masë sigurie detyrim për tu paraqitur në policinë gjyqësore. E dyshuar për veprën penale “Ushtrim I ndikimit të paligjshëm të funksionarëve publikë”
… [Trackback]
[…] Read More Info here on that Topic: startnews.news/2021/02/13/del-ne-gjykate-gjyqtarja-hoxha-vajza-dhe-i-ati-shkojne-ta-mbeshtesin/ […]
… [Trackback]
[…] Information on that Topic: startnews.news/2021/02/13/del-ne-gjykate-gjyqtarja-hoxha-vajza-dhe-i-ati-shkojne-ta-mbeshtesin/ […]
… [Trackback]
[…] Info on that Topic: startnews.news/2021/02/13/del-ne-gjykate-gjyqtarja-hoxha-vajza-dhe-i-ati-shkojne-ta-mbeshtesin/ […]
Comments are closed.