Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini, tha se vendi është shumë larg imunitetit të tufës, duke theksuar se personat që e kanë kaluar koronavrisuin, mund të infektohen me variantet e reja të virusit.
Në “A2 cnn”, Tomini u shpreh se ata që e kanë kaluar COVID duhet të tregohen të kujdesshëm, pasi janë të ekspozuar ndaj varianteve të reja.
Ajo bëri edhe një herë apel për respektimin e masave anti-COVID.
“Nga database ka rezultuar që janë prekur për së dyti herë. Është e vështirë të bësh një ndarje. ISHP përkundrejt personave që kanë shfaqur shenja klinike rishtas, mostrat e dyshimta janë përfshirë brenda pakos së dërguar në laboratorët e referencës. Edhe ata që kane kaluar Covid duhet të kenë kujdes njësoj si ata që nuk janë prekur. Mutacioni i virusit të bën të jesh i ekspozuar sërish, që duhet të respektojnë rigorozisht masat deri sa të arrijmë imunitetin e tufës që jemi larg”, tha Tomini.