Pensionistët kanë mirëpritur planin e Partisë Demokratike për rritjen e pensioneve dhe lehtësitë e tjera për pensionistët, që të kenë një jetë dinjitoze.
Ina Zhupa bisedoi me disa prej tyre dhe të gjithë i pohuan se këto 8 vjet ishin një zhgënjim i vërtetë, pasi Edi Rama nuk i mbajti premtimet.
‘Pensioni nuk del për ilaçe, por na ndihmojnë fëmijët’- thonë pensionistët, të cilët thonë se fatura e dritave, të uji, të ilaçeve shkon sa dyfishi i pensionit që marrin. Disa prej tyre janë në borxh, disa shumë të sëmurë dhe pa asnjë ndihmë nga qeveria apo bashkia, ç’ka ua bën jetën të padurueshme’, shprehen pensionistët.
Ina Zhupa i inkurajoi të bëjnë durim deri në 25 Prill, kur, si shumica e shqiptarëve, edhe pensionistët do t’i bashkohen ndryshimit. Ata shprehën besimin se Lulzim Basha si kryeministër do të mbajë premtimet dhe do ta ndryshojë për mirë jetën e tyre.
‘Pensioni juaj do të rritet të paktën 5% çdo vit, në mënyrë që te keni më shumë të ardhur, do të subvencionohen ilaçet, që të mos ikë i gjithë pensioni duke blerë ilaçe, do t’ju ulim çmimin e energjisë elektrike. Është skandaloze që të trajtoheni si qytetarë të dorës së fundit. Së bashku në do ta ndryshojmë. Fiton çdo pensionist, fiton Tirana dhe Shqipëria. Do të humbasë vetëm një njeri dhe ky është Edi Rama.
‘Me fitoren e Bashës, edhe ne përfitojmë, se na rritet pensioni dhe ulen çmimet’- u shpreh me besim një pensioniste.