BallinaAktualitetOrjola Pampuri: Shqipëria nën acar, Rama na ofron pamje romantike nga qendra...

Orjola Pampuri: Shqipëria nën acar, Rama na ofron pamje romantike nga qendra e Tiranës

Nga Orjola Pampuri

Tek sheh Ramen ‘romantik’, vec te tjerash mendja te shkon tek ato mijera familje, qe reshjet e bores nuk i pane me euforine e komoditetit, por me friken dhe tmerrin se si do te kalonin naten, te moshuar, gra, femije, nena e baballare, nen cader ne ngrice, pa ngrohje dhe pa kushtetet minimale. Ka nje vit qe i genjen banoret, banesat e te cileve jane demtuar e shembur nga termeti, duke i lene ne shi, stuhi, e sot ne ngrice e debore.
Me qindra njerez dje priten per ore te tera te bllokuar ne akse rrugore, ku bora ishte bere shkak per ta bere rrugen te pakalueshme, duke treguar edhe nje here deshtimin total te qeverise. Rreshjet e debores jane normale, ne shume qytete europiane, ne shume vende te botes, por qeveria punon investon qe rruget te mos bllokohen e puna te vijoje normalisht. Pamjet dhe situata kaotike qe u krijua dje, te jepte pershtypjen qe ndodhi nje gje e rralle, perballe se ciles nuk i parashikonin dot masat, e ne fakt kishte 5 dite qe paralajmerohej kjo situate, por nje nga menyrat per te treguar vigjilence ishte qe nje ministre te hipte ne fadrome e tjetra te tregonte qe kishte marre masat ne spitalin e traumes, por asnjera nuk zgjidhi gje, rruget donin borepastruese, jo ministre ne fadrome, dhe qe urgjenca te vinte tek trauma duhej qe rruget te ishin te zhbllokuara. Pra show vijon, perballe cdo situate, ata qe e pesojne dhe e vuajne ne kurriz jane shqiptaret, te cilet me 25 Prill do ta ndeshkojne me vote kete qeveri dhe kryeminster te deshtuar.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular