Nga Adriana Kalaja
Ditët ndjekin njëra tjetrën dhe, Skemaxhiu Kryebashkiak i Tiranës, vazhdon sistematikisht planifikimin dhe zbatimin e skemës së rradhës, duke konsummuar kësisoj veprat korruptive dhe penale, në dëm të interesit të Artit, Kulturës,Trashëgimisë, Tiranës si dhe të qytetarëve të saj.
Më datë 5 janar 2021, ne si Aleancë ju drejtuam sërish SPAK (i dhjeti në rradhë), me një kallëzim të ri i cili denonconte aferën korruptive dhe penale të Kryebashkiakut Skemaxhi Erion Veliaj dhe bashkëpunëtorëve të tij brënda dhe jashtë kësaj bashkie.Objekt i këtij kallëzimi, ishte fillimi i ndjekjes penale për Erjon Veliajn dhe gjithë bashkëpunëtorët e bandës së tij kriminale, për krijimin e shoqërisë mafioze “Tirana DC” sh.a.
Por SPAK, në vijim të gjumit të tij të gjatë para dhe gjatë pandemisë, vazhdoi të heshte.
Të heshte edhe kur ne tentuam mbi dhjetë herë t`i tregonim dheargumentonin juridikisht se veprat penale të konsumuara nga Skemaxhiu Veliaj, sjellin pasoja shumë të rënda për Buxhetin e Shtetit nga njëra anë si dhe uljen e investimeve të huaja në Tiranë nga ana tjetër. Asnjë rezultat deri kur përtej detit, përgjimet e antimafias italiane, vërtetuan katërcipërisht jo vetëm denoncimet tona të njëpasnjëshme, por edhe betejën tonë ligjore.
Çfarë kërkuam ne nga SPAK me 5 janar 2021 që nuk e ngriti dot nga gjumi këtë të fundit?
“Nisur nga fakti i një rreziku të vazhdueshëm dhe eminent që paraqet disponimii lirë i këtij sendi (truallit dhe projektit të hartuar nga arkitekti z. Bjarke Ingels), që lidhet me veprat penale të cituara më sipër, mund të rëndojë ose të zgjasë pasojat e tyre apo të lehtësojë kryerjen e veprave penale të tjera, si dhe qëllimin kryesor të krijimit të shoqërisë “Tirana DC” sh.a, kërkojmë nga prokuroria qëtë paraqesë në gjykatën kompetente kërkesën për urdhërimin e vendosjes sësekuestros preventive ndaj aksioneve të kësaj shoqërie, ndaj truallit dhe këtijprojekti, deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes në Gjykatën Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, parashikuar nga neni Nr.174 i Kodit të Procedurës Penale”.Ajo që ne kemi evidentuar dhe argumentuar para SPAK është se, një nga arsyetkryesore të krijimit të kësaj shoqërie dhe që ne e denoncuam jo vetëm në faqentonë, por edhe me veprime konkludente në SPAK, ishte pastrimi i produkteve të veprave penale, dhe n ë k ë t ë kuptim, p ë rgjimet e antimafias italiane na dhanë të drejtë.
Dhe SPAK sërish në apati dhe gjumë të rëndë.
Edhe pse ne kërkuam vendosjen e sekuestros preventive mbi objektet e cituara më sipër, si veprime emergjente në parandalimin e veprave të reja penale, u desh që Skemaxhiu i Bashkisë Tiranë të dilte nga përgjimet si i lidhur me mafien italiane, gjë të cilë ne e kemi paralajmëruar dhe denoncuar me kohë, që
SPAK të kerkonte informacion të plotë mbi të gjithë tenderat e zhvilluara që nga viti 2015 në Bashkinë Tiranë.
Po kur ne kërkuam pezullimin e tenderit dhe sekuestron e projektit të Bjarkje Ingels, pse nuk pati asnjë reagim nga SPAK dhe jo vetëm?
Por ne, ashtu si e kemi paralajmëruar dhe dëshmuar, nuk tërhiqemi nga ajo që kemi marë përsipër se do ta çojmë deri në fund betejën për Teatrin Kombëtar. Dhe, në këtë kuadër, më date 9 shkurt trokitëm sërish në SPAK, me shpresë dhe besim se një ditë ky i fundit, do e dëgjojë zërin tonë qytetar dhe se, ky mosreagim nga SPAK, bën që Skemaxhiu Kryebashkiak të vazhdojë planifikimin e skemës së rradhës nga njëra anë si dhe me arrogancën që e karakterizon, konsumimin në mënyrë konstante të veprave penale që lidhen kryesisht me ndërtimin e Teatrit të Ri (në fakt të kullave që janë planifikuar për tu ngritur në atë shesh), dhe me ndërtime të ndryshme në gjithë territorin e Tiranës.
Në vijim të shkeljeve të rënda ligjore, Skemaxhiu Kryebashkiak me anë të shoqërisë “Tirana DC” sh.a, e denoncuar nga si shoqëri që do shërbejë specifikisht për pastrimin e parave, ka hapur ofertën me Nr.Ref-86738-02-11-2021 (e shikoni të plotë më poshtë ofertën) dhe me objekt: “Informatizimi i proceseve operacionale te shoqërisë Tirana DC sha, implementimi i
Infrastrukturës mbështetëse si dhe mirëmbajtja e tyre”, me vlerë 73.796.533 lekë pa TVSH ose me vlerë 88,555,840 leke me TVSH.
Në këto kushte, na lind pyetja se si ka mundësi që në të njejtën godinë të punësohen mesatarisht edhe 100 punonjës të tjerë që do t`i shërbejnë “Tirana DC” sh.a?
Dhe dukë marë në konsideratë se këto shpenzime e kalojnë 720 mije Euro (pa kontratën shtesë +30% që Skemaxhiu e aplikon në çdo kontratë), a do vazhdojmë ne si qytetarë të këtij vendi të paguajmë aferat korruptive të Skemaxhiut mafioz Veliaj?
Ne jemi të gjithë deshmitarë të mënyrës se si punon dhe funksionin propaganda e Skemaxhiut Kryebashkiak, ku ai nisur dhe nga numri i lartë i frymorëve që i shërbejnë, hedh në treg disa skema dhe strategji të mirëmenduara dhe, që për fatin tonë të këq deri më tani i kanë ecur.
Të gjithë e pamë se çfarë ndodhi me Këndin e Lojrave në hyrje të Liqenit Artificial. Vëndin e Griseldës në skemën e rradhës së Skemaxhiut e zuri Brisida.
Por, Brisida nuk bën “punë” pa Dor Zanësin, që i zë dora vetëm punë të mira “kundër” Skemaxhiut. Dhe të dy ushtarët e skemës së shahut të këtij Skemaxhiu “punëmadh”, duke bindur Irenkën se “çdo gjë arrihet me punë dhe vetëm punë”, harrojnë të ankimojnë vendimin e Gjykatës, vendim i cili legjitimon Skemën e
Skemaxhiut Kryebashkiak.
E njëjta skemë në të gjitha punët e Skemaxhiut “punëmadh”.
Edhe kur shefi që e ka zili për mënyrën e tij, të shitjes “të punëve” të papuna, i jep urdhër për të lyer shkallën, ai nxjerr nga xhepi i vogël, ushtar Bojaxhiun.
Dhe Bojaxhiu që ja ka marë Dor ën, si furçës ashtu dhe pompës, është i gatshëm të zevëndesojë jo vetëm Brisidën, por edhe vetë Griseldën me “fatin” e saj të keq të “heqjes së fëmijë të palindur nga barku”, vetëm për hir të skemës së Skemaxhiut.
Po pse i ka rënë keq Bojaxhiut deri me tani, një herë me furçë dhe një herë me pompë do pyesni ju?
Në fakt keni të drejtë, por deri kur ….. një grup artistësh dh qytetarësh bënë atë që nuk ishte parë e dëgjuar. Sepse, as KryeSkemaxhiu Kryebashkiak dhe as gurët e skemës së tij të mirëmenduar, nuk kishin njohur dhe parë
QENDRESTARE.
Sepse që thoni ju, ky Skemaxhiu që bën skema dhe shet reklama me një pemë që e shkul dhe e ngul 10 herë në gjithë Tiranën, ka frikë të bëjë reklame për një shoqëri kaq të madhe sa “Tirana DC” sh.a, sepse ka frikë për atë çfarë janë të zotë të bëjnë qëndrestarët.
T`i heqin pinin çdo lloj skeme që ka bërë deri më tani, dhe që po planifikon t`i bëjë në të ardhmen.
Ja ka arritur të fitojë me procedurëe çdo skemë të bërë KryeSkemaxhiu, por KY NUK ESHTE RASTI.
Me TEATRIN nuk i ka ecur dhe nuk do ti ecë asnjë skemë.
Sepse ai që me skemë bën dhe kopjen (në fakt gjithmonë keq), kemi bërë që as veten e tij nuk e kopjon më, dhe kjo edhe falë miqve apo mbështetësve të Teatrit që kemi, sidomos brënda Bashkisë Tiranë (shikoni poshtë gjithë
dokumentacionin e vënë në dispoziocion nga ata gjithsej 34 dhe 66 faqe), të cilët janë të shumtë në numër.
Në këtë kuadër, nuk ka Bojaxhi t`i kthejë ngjyrën e vërtetë të surratit të tij, në një kohë që qëndrestarët ja nxorën bojën.
Sepse nuk ka bojë që mbulon korrupsionin që lidhet me shoqërinë “Tirana DC” sh.a dhe se, nuk ka shesh për të pastruar paratë e veprave penale e të bëra pis nga çeta e Bojaxhinjve apo Dorë Zanësve (apo quhet Dor Irenësve?).
Edhe bojën që lyente protestuesit më 21 janar, edhe gjakun që ka ngjyrën e bojës, që i ka mbetur në dorë nga Ardit Gjoklaj, ai nuk po e pastron dot.
Nuk ka Dor Zanës, t`i marë përsipër skemat e tij të shthurrura apo të pa vetëvendosura, përsa kohë do ketë qëndrestarë.
Koha e Skemaxhiut po mbaron dhe po fillon koha që skemat të hetohen nga SPAK dhe, Skemaxhiu të shkojë pas hekurave.
Koha është në favor të vetëm një skeme.
Ka vetëm një skemë për Teatrin dhe këtë e kanë bërë qëndrestarët.
Në sheshin e Teatrit do bëhet vetëm një ndërtim.
RINDERTIMI i Teatrit me paratë e atyre që e prishën.
Teatri Aty dhe Ashtu Si Ishte.