Pas bërjes funksionale, Gjykata Kushtetuese po merr edhe vendimet e para. Kushtetuesja ka merrë vendim lidhur me çështjen e kompensimit të pronave pas kërkesës së bërë nga shoqata kombëtare ”Pronësi me drejtësi”.
Shoqata në fjalë kishte parashtruar 5 kërkesa, por Gjykata Kushtetuese ka pranuar vetëm 2 duke shfuqizuar nenin 7, pika 2 , shkronjat ”a” dhe ”b” të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
Po ashtu janë shfuqizuar edhe pikat 16/2, 16/4 dhe 18 të VKM-së nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
Vendimi i sotëm hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare. Ndërkohë që gjykata i lë detyrimin Kuvendit të Shqipërisë për të plotësuar ligjin nga data e shpalljes së vendimit të Kushtetueses deri në hyrjen në fuqi të tij.
Konkretisht gjykata vendosi
– Pranimin pjesërisht të kërkesës.
– Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të nenit 7, pika 2, shkronjat “a” dhe “b”, të ligjit nr. 133/2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
– Shfuqizimin, si të papajtueshëm me Kushtetutën, të pikave 16/2, 16/4 dhe 18 të VKM-së nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave”, të ndryshuar.
– Rrëzimin e kërkesës për kërkimet e tjera.
– Detyrimin e Kuvendit të Shqipërisë për të plotësuar ligjin nga data e shpalljes së vendimit të Gjykatës Kushtetuese deri në hyrjen në fuqi të tij.
– Ky vendim hyn në fuqi 6 muaj pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Vendimi përfundimtar do të shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore të parashikuara nga ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar.
NJOFTIMI i PLOTË
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, mori në shqyrtim në seancën plenare të datës 04.02.2021, çështjen me kërkues shoqata kombëtare “Pronësi me drejtësi”, me objekt:
1. Shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut i nenit 6, pika 1, shkronja “b” dhe nenit 7, pika 2, shkronjat “a” dhe “b” të ligjit nr. 133/2015, datë 05.12.2015 “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”.
2. Shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të VKM-së nr. 222, datë 23.03.2016 “Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës e të kompensimit të saj” dhe VKM-së nr. 765, datë 20.12.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 222, datë 23.03.2016 të Këshillit të Ministrave “Për trajtimin e kërkesave për njohje të pronës e të kompensimit të saj”.
3. Shfuqizimi si të papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut të VKM-së nr. 223, datë 23.03.2016 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” dhe VKM-së nr. 766, datë 20.12.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin nr. 223, datë 23.03.2016, të Këshillit të Ministrave, “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për vlerësimin dhe shpërndarjen e fondit financiar e fizik për kompensimin e pronave” të ndryshuar”.
4. Shfuqizimi si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut e VKM-së nr. 89, datë 03.02.2016 “Për miratimin e hartës së vlerës së tokës në Republikën e Shqipërisë”.
5. Shfuqizimi si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe Konventën Evropiane për të Drejtat dhe Liritë Themelore të Njeriut e VKM-së nr. 658, datë 26.09.2012 “Për miratimin e metodologjisë për vlerësimin e pronave të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar.
Në përfundim të shqyrtimit, Gjykata, duke vlerësuar se boshllëku ligjor i konstatuar nuk garanton shpërblimin e drejtë të së drejtës së pronës private dhe cenon parimin e sigurisë juridike dhe se nuk është respektuar standardi i parashikuar në nenin 118 të Kushtetutës, njëzëri,
VENDOSI: