Në këtë episod të Jashtë Loje me autore e moderatore Sidorela Gjoni ishte e ftuar politikania e shumëpërfolur Grida Duma.
Gjatë kësaj bisede, Duma pati për “detyrë” të tregonte emrat që do të ishin pjesë e formacionit të saj politikë.
“Portier? Pritës? Midis të dyve Ramës e Bashës, patjetër Ramën. Basha është sulmues. Ndërkohë, midis Rama dhe Veliaj, le të rrinë të dy në portë. Ai i shkon tërë kohën mbrapa. Po shkoi njëri, ai i shkon mbrapa padiskutim.”– u shpreh Duma.
Lidhur me kapitenin e skuadrës së saj ajo u shpreh:
“Sot është Lulzim Basha, pa asnjë diskutim. Pa diskutim që është dhe ka një lojë, betejë e qartësim politikë “Luhet vetëm në grup”.
Nga ana tjetër kur u pyet për atë politikan nga Partia Socialiste që nuk do të bënte pjesë në “formacionin” e saj, u shpreh:
“ Unë besoj që për mënyrën se si është përfshirë në diskutime të forta individuale pa sens në logjikën time, duhet të jetë Braçe.”