Rreth orës 24:00, dy fituesit e zgjedhjeve, Vjosa Osmani dhe Albin Kurti kanë dhënë një konferencë për shtyp pas një fitorje të thellë në zgjedhjet e parakohshsme. Vjosa Osmani foli e para në konferencën për shtyp, e cila deklaroi se kjo fitorje nuk është një mandat për hakmarrje. Disa herë në fjalën e saj, ajo përmendi fjalën koalicion me Vetëvendosjen, duke nënkuptuar se do të vendosë edhe ajo rregullat e saj për bashkëqeverisje.
Osmani nuk harrio t’i kujtonte Kurtit paktin e marrëveshjes politike mes VV-në që ajo të jetë në postin e presidentes së vendit me një mandat të plotë.
Ndërsa ajo u shpreh se kjo ishte natë e bardhë. Ajo që ra në sy këtë konferencë se Osmani mbajti një fjalim të shkruar.
Ajo ka thënë se me fitoren e VV-së nuk është fituar “një mandat për hakmarrje apo kthim prapa, por është kapitull i punëve që do të kryhen”.
“Nëse ka ende që mendojnë se vështirë bëhen ndryshimet, fitorja jonë është përgjigja më e sinqertë. Qytetarët e Kosovës e ndëshkojnë keqqeverisjen, e dinë kur është mjaft e kur është koha për kapitull të ri. Kosova do të ndryshojë. Do të zhvillohet duke krijuar mundësi të barabarta për të gjithë”, ka thënë ndër tjerash ajo.
kandidatja e VV-së për presidente, ka thënë se fitorja e thellë e listës së saj të përbashkët me VV-në, duhet të jetë mësim për ish-partinë e saj, Lidhjen Demokratike të Kosovës, dhe partitë tjera.
Sipas saj, vota e qytetarëve pro VV-së dhe kundër të tjerave “duhet të jetë mësim i mirë që fjala e dhënë para qytetarëve s’duhet të shkelet”.