Kryetari i FRPD-së Belind Këlliçi ka vijuar me takimet në zonën e Kombinatit, ku sot është takuar me gratë dhe vajzat e Lidhjes Demokrate të Gruas.
‘Jam i vetëdijshëm për të gjitha vështirësitë që kanë, nga papunësia te kostoja e lartë e jetesës, nga ushqimet e shtrenjtuara të shportës tek tarifat e larta të shkollimit për fëmijët e tyre. Askush më shumë se zonja e shtëpisë nuk i njeh hallet e familjes. Janë të parat që kuptojnë rritjen e çmimeve dhe pamundësinë për të kënaqur kërkesat e fëmijëve’, shkruan Këlliçi në Facebook.
Postimi i plotë i Belind Këlliçit:
I nderuar që isha pjesë e diskutimit me zonjat dhe vajzat e Lidhjes Demokrate të Gruas, Dega 6 Kombinat.
Jam i vetëdijshëm për të gjitha vështirësitë që kanë, nga papunësia te kostoja e lartë e jetesës, nga ushqimet e shtrenjtuara të shportës tek tarifat e larta të shkollimit për fëmijët e tyre. Askush më shumë se zonja e shtëpisë nuk i njeh hallet e familjes. Janë të parat që kuptojnë rritjen e çmimeve dhe pamundësinë për të kënaqur kërkesat e fëmijëve.
Studentet vajza dominojnë numrin e personave me arsim të lartë në Shqipëri. Kush gjen punë punon. Punon për t’iu hequr prindërve barrën e shkollimit. Punon për të paguar një kurs a trajnim që duhet nesër. Të gjitha këto sakrifica i bëjnë për shkollimin.
Prandaj angazhimi i tyre politik e nderon PD.
Programi ynë ka në qendër familjen dhe të rinjtë.
Të bashkuar, pa dallime gjinore, ne do ta fitojmë betejën me varfërinë dhe shkaktarët e saj!
Më 25 Prill fitojmë ne!