Me rastin e Pavarësisë së Kosovës, emisioni “Shqipëria Live” ka sjellë në vëmendjen e publikut historinë e Ferdonije Qekrezit, të cilës më 27 mars të vitit 1999 i rrëmbyen 11 burra, mes tyre katër djemtë dhe burrin e saj.
Në një lidhje të drejtpërdrejtë, ajo rrëfeu edhe njëherë ngjarjen e rëndë të asaj dite, ku djali më i vogël i saj ishte vetëm 14 vjeç dhe burri 53 vjeç
Kjo e fundit shton se në ato momente, ato u kanë thënë që të rrinë në shtëpi, pasi askush nuk do t’i ngacmonte.
“Patëm parandjenja. Burri tha të rrinim në shtëpi se nuk kishim ku të shkonim. Kemi jetuar tamam si qytetar të Gjakovës. Shkoi ora 3.30 dhe erdhën sërish. Për nja një orë e gjysmë morën burrat dhe më pas u kthyen së bashku me dy policë që thanë që do të na ruajnë. Ata kërkuan një tavolinë që të uleshin që të na ruanin. I kërkuan raki djalit dhe burri tha se nuk ka, kemi vetëm lëngje. Kanë ngrënë shpesh edhe te qebaptorja jonë, që shpesh as nuk kanë paguar. Ne kemi qenë një familje punëtore, me biznes të vogël”, vijon ajo rrëfimin.
Ferdonija tregon se në një moment një nga policët i ka thënë bashkëshortit të saj: “’Duhet me ju pre kryet, se shqiptarë nuk ka më pas’. Burri i tha: ‘Ne shqiptarët nuk kemi pas asnjë konflikt’”.
Pas këtyre fjalëve, ata kanë marrë burrat dhe pasi kanë vendosur maskat, kanë marrë edhe djemtë e rinj. “U kthyen prapë dhe na kërkuan para, ne nuk kishim dhe nuseve u morën bizhuteritë”, tha Ferdonije.
… [Trackback]
[…] Read More here to that Topic: startnews.news/2021/02/17/ushtaret-serb-i-rrembyen-4-djemte-dhe-burrin-ferdonije-qekrezi-kujton-mes-lotesh-ishte-dite-e-kobshme/ […]
Comments are closed.