Analisti Agron Gjekmarkaj dhe Ministrja Elisa Spiropali janë përfshirë në një dëbat mbrëmjen e sotme, për sa i përket procesit të rindërtimit të shtëpive të dëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit.
Teksa ministrja po shpjegonte me shifra numrin e banesave të ndërtuara, analisti Gjekmarkaj vuri duart në kokë dhe i tha se qeveria gënjen për shtëpine, rrogën, etj., duke i trajtuar njerëzit si kafshë. Ai i kërkoi ministrës që të pranojë se kanë gënjyer.
Pjesë nga debati
Spiropali: Nuk e kuptoj si flitet në studiot tona pa bilance, shifra dhe analizë logjike. Se kuptoj këtë pasion politik nga analistët, le tua lëmë atyre që janë në terren si Mark Marku.
Gjekmarkaj: Kaq të tmerron Marku?
Robert Rakipllari: Thatë që deri në fund të muajit dhjetor nuk do të ketë më asnjë person në çadër.
Elisa Spiropali: Sigurisht more që ka, ka edhe njerëz në çadra, ja ta shpjegoj unë. Kemi dhënë 13 mijë e 200 bonuse qiraje. Ka qytetarë që kanë zgjedhur të marrin bonusin e qirasë por të mos lëvizin ngs fshati ku janë. Kjo për shkak të tokës dhe bagëtive. Por është fakt që kanë përfunduar 1000, deri në pranverë do të përfundojnë 4500 në total. Gjekmarkaj ule kokën dhe vëri duart në kokë sepse nuk të pëlqejnë shifrat dhe faktet. Por kjo është shenjë kompleksi
Agron Gjekmarkaj: Këta gënjejnë për shtëpinë, rrogën, etj. Merrë këtë tagjinë dhe konsumojë
Elisa Spiropali: E ke konsumuar në një studio. Përgjigju me fakte Gjekmarkaj se je burrë me thinja por s’të shkojnë fare.
Robert Rakipllari: Moj zonjë, ke thënë që në fund të dhjetorit nuk do ketë asnjë person në çadër, tani thua në pranverë. Thuaj që nuk e mbajtëm dot premtimin.
Elisa Spiropali: Ishte e pamundur ta parashikonim që në mars do të mbylleshim për shkak të pandemisë. Jemi dakort apo jo?
Robert Rakipllari: Jo
Elisa Spiropali: Por jemi përpjekur për të bërë më të mirën për të marrë edhe fondet nga BE-ja.
Eni Vasili: Por, pra por nuk është mbajtur, apo jo? Jo.