BallinaKryesoreElbasani në vendnumëro! Bardhi: Largimi i të rinjve dhe familjarëve nga Shqipëria,...

Elbasani në vendnumëro! Bardhi: Largimi i të rinjve dhe familjarëve nga Shqipëria, një prej problemeve të mëdha në këtë rajon

spot_img

Gazmend Bardhi,  drejtuesi politik i PD në Elbasan ka vizituar sot familjen e Fatos Bylykut, i cili jeton vetëm, pasi e ka përcjellë të gjithë familjen për të kërkuar azil në Francë.

Bylyku tha se asnjeri prej tyre nuk kishte punë dhe se ishin të detyruar vetëm nga varfëria të linin vendin. “Pa ndihmë ekonomike, pa përkrahje, i regjistruar edhe tek Zyra e Punës dhe asnjë gjë, asnjë lloj sinjalizimi. Edhe pa shtëpi madje/ Kryetari i komunës të pret sikur je në burg, nuk hapet asnjë lloj dere. Jam në dorë të Zotit!”

I vetëm Fatosi tregoi se duke mbetur pa punë dhe duke kërkuar borxh, i kishte mbushur plot listat në dyqanet e lagjes: “Ndahu me gruan, më thotë, – që të marrësh 17 mijë e 500 lekë!!!”

Fatos Bylyku  shprehu një pesimizëm të thellë se nuk shihte më asnjë dritë jeshile për veten dhe familjen e tij të ndarë.

Por Gazmend Bardhi dha shpresë: “Jo, dritë jeshile kemi! të bëhemi të gjithë bashkë, ta ndryshojmë më 25 prill, që të humbë Edi Rama e Taulant Balla dhe të fitosh ti e çdo shqiptar një mundësi për të pasur një punë këtu dhe familjen këtu.  Do të përmbysim Edi Ramën dhe do të ndërtojmë Shqipërinë e shqiptarëve; se ai bën vetëm premtime, “mrekulli”, tetë vite ka e vetëm premtime boshe. Por ne na duhet program pune i zbatueshëm që afron jo mrekulli, po normalitet për familjet.”

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular