Një video që po qarkullon orët e fundit në median sociale tregon policinë teksa ushtron dhunë ndaj një të riu vetëm pse nuk kishte maskën.
Videoja virale u publikua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.
“Dhunë policore e narkobanditëve me uniformë ndaj një të riu vetëm se nuk kishte maskën në rrugë.
Dënoj me ashpërsinë më të madhe aktin banditesk të narkopolicisë,” shkruan Berisha.