BallinaAktualitet“Mbaj dorën o zot..!“ Ndahet nga jeta dekani i Fakultetit të Gjuhëve...

“Mbaj dorën o zot..!“ Ndahet nga jeta dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja. Statusi i Kreshnik Çollakut dhe Mirela Kumbaros

spot_img

Është ndarë nga jeta në moshë të re dekani i Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula

Lajmin e trishtë e kanë bërë të ditur miqtë dhe të afërmit e tij, të cilët kanë shprehur ngushëllimet në rrjetet sociale.

Një ndër to është edhe kryetari i Departamentit të Politikës së Jashtme në Partinë Demokratike të Shqipërisë, Kreshnik Çollaku.

Postimi i Çollakut

Prehu ne Paqe, Turi..

U endem bashke korridoreve e klasave te se njejtes shkolle te mesme, e me tej auditoreve te universitetit..,e me pas u beme kolege, me pas ti ishe drejtues i departamentit e se fundmi dekan i fakultetit ku ne studiuam dhe me pas u beme profesore.

Ne kete udhetim pergjate 30 viteve, nese studente apo profesore, nese drejtues apo dekan, ti mbete i njejti,ti mbete i njejti Turi shok e mik.

Sa here te takoja harroja se ishe dekani por ai Turi qe linim mesimin per te pire cigare fshehur pas shkolles se mesme te Gjuheve te Huaja, apo per te organizuar ndonje feste ose degjuar muzike te ndaluar.

Vendose te ikesh shpejt ,per te lene pas kujtimin e nje shoku e miku te mire qe koha e jeta nuk e ndryshoi kurre deri ne oren e fundit.

Lamtumire Turi, prehu ne Paqe te Zotit tani”.

Gjithashtu, nëpërmjet një statusi në Facebook, ish-ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro shpreh ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Dekanit të Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Artur Sula.

Postimi i Kumbaros

Mba doren o zot..!
Shume i ri per ta humbur familja,
shume energjik per t’ia hequr jetes,
shume ambicioz per te ikur nga drejtimi i  Fakulteti i Gjuheve te Huaja

shume bujar per ta ndare nga shoket e koleget,
shume e padrejte mbyllja ketu e rrugetimit premtues te dekanit te Gjuheve te Huaja Artur Sula

Lamtumire Shok i dashur!

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular