Nga Flavia Kaba
Ata qe me njohin e dine mire qe une i dua njerezit me shpirt, dhe e dine fort mire qe dashuria ime shoqerohet me mirenjohje. Do te te jem mirenjohese gjithe jetes qe besove tek une, qe me hape dyert dhe me bere pjese te skuadres tende. Qe i dhe shprese FGjH-se, qe riktheve autoritetin e pedagogut ne vend, qe solle frymen e bashkepunimit, qe i zgjate te gjithe kolegeve doren dhe iu dhe mundesi per cdo gje, qe e shnderrove FGjH-ne ne nje fakultet evropian. Qe u mundove me shpirt te sheshoje gjakrat, te zbusje zemrat e ngurta, dhe t’i tregoje stafit te FGjH-se qe fakulteti eshte i te gjitheve, dhe nuk jemi te ndare, disa te babes e disa te njerkes. Qe prite dhe percolle ne ate zyre dekanati, dera se ciles kurre nuk u mbyll, kedo qe shkeli, dhe qe kurre nuk the “jo” por luftove per te gjetur zgjidhjen me te mire per te gjithe. Te lodhem te gjithe ne me pakenaqesite tona. Nuk u ngopem kurre nga miresia jote. Na ofrove te gjitheve mundesine per bashkepunim por ne deshem me shume, deshem karrigen tende. Ti dhe ate dreq karrige e lirove per stafin e FGjH-se, i the bujrun kujtdo qe luftoi jo per FGjH-ne po per interesat vetjake. Ja kshu e shkaterrove edhe me shume armikun, edhe pse ti kurre nuk shpalle armik askend. Por ti e di sh mire o mik, shqiptarit edhe shpirtin t’i japesh prap i pakenaqur eshte. Luftove per te gjithe ne, per studentet qe aq shume i deshe dhe te duan, sepse ti FGjH-ne e kishe familje, jo vend pune. Bere vec mire ne kete jete te shkurter tenden por e prishe tani ne fund. Ky eshte i vetmi gabim i pafalshem i yti. Nuk luftove per veten. Ike kaq shpejt. Por ti nuk ke ikur dhe nuk do ikesh kurre nga zemrat e atyre qe te duan. Nuk mund te ikesh. FGjH-ja do te mbaje gjalle ne historikun e saj sikurse edhe ne koleget nuk do te rreshtim kurre se foluri per ty. Nuk do te kete nje dekan te dyte ne FGjH si ty. Absolutisht do kete njerez te pakenaqur dhe absolutisht ne qe te duam do ta mbajme gjalle kujtimin tend. Sepse te deshem per ate qe ishe, cun tirone me zemer te madhe, qe nuk e ndryshoi dot karrigia dhe posti dekan apo mundesite e tjera qe pate, sepse njerezit me shtylle kurrizore mbeten njesoj si kur i hipin karriges ashtu edhe kur nuk e kane ate. Nuk ke ikur, jo. Je mes nesh. Je ikona FGjH-se, dekani me i mire i gjithe koherave. Je dekani me energjik, me buzeqeshuri dhe shpirtmadhi. Je dekani te gjitheve. Dekani luleve dhe festave. Dekani i 1001 mundesive.
Te prehet ne paqe shpirti yt. Qofsh i xhenetit dhe kujdesu atje lart per ne qe te deshem, per FGjH-ne qe aq shume e deshe. Misioni dhe energjia jote nuk kane mbaruar ende.
Perhere mes nesh qe te deshem dhe qe na plagose kaq fort zemrat, koleg, shok, mik, vlla Turi!