BallinaAktualitetProblemet post-Covid, zemra dhe truri më të prekurit, pasojat dhe tek të...

Problemet post-Covid, zemra dhe truri më të prekurit, pasojat dhe tek të rinjtë

spot_img
spot_img

Mos neglizhoni shqetësimet shëndetësore edhe pse mund ta keni kaluar me sukses koronavirusin. Covid-19 është jo vetëm i pabesë, por dhe i pamëshirshëm, thonë mjekët.

Krahas mushkërive, ai shkakton ndërlikime në tru, në zemër dhe në enët e gjakut. Specialistët po përballen me rritje të urgjencave nga post-Covid.

“Pasi kalohet sëmundja, ose në fazat e fundit të saj, për shkak të çrregullimeve që jep kjo sëmundje, janë shumë të shpeshta rastet e pacienteve që kalojnë ishemi apo hemorragji cerebrale”, thotë Entela Basha, mjeke neurologe, QSUT.

Komplikacionet post-Covid dhe fatalitet prej tij nuk po njohin moshë. Mjekët thonë se problemet e zemrës dhe krizat e tensionit po i ndeshin edhe tek të 20-25 vjeçarët. “Kemi pasur shumë raste me pacientë me prekje të cipave të zemrës, sasi të shtuar të ujit në zemër, prekje të muskulit të zemrës, aritmi dhe kriza hipertensive”, thotë Taulant Gishto, mjek kardiolog në QSUT.

Problemet më të mëdha vihen re te personat që e kanë kaluar Covid-in në forma mesatare dhe të rënda. Mjekët këshillojnë kryerjen e disa vizitave të nevojshme post-Covid.

Meshkujt mbi 45 vjeç dhe femrat mbi 55 vjeç janë më të rrezikuar nga komplikacionet e zemrës dhe të trurit. Por, në këtë periudhë pandemie, dhe pas problemeve që shfaq Covid-19, pasojat po shfaqen edhe tek të rinjtë./ A2CNN

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular