Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka premtuar se me ardhjen në pushtet, qeveria e re do të vendosë një moratorium 12 mujor mbi inspektimet qendrore dhe lokale si dhe gjobat ndaj biznesit, deri në një reformism të plotë të inspektimit.
Premtimin Basha e bëri në një postim në tëitter.
‘Ne do të vendosim një moratorium 12 mujor mbi inspektimet qëndrore dhe lokale dhe gjobat ndaj biznesit derisa të reformohet tërësisht sistemi i inspektimit. Gjatë një viti nuk do të kontrollohen më shumë se 10% e bizneseve. #ShqipëriaFITON’