Bamir Topi ‘rikthehet’ në PD?! Burimet: Sinjale pozitive për një marrëveshje me opozitën e bashkuar

0
242

Teksa po afrohet data e zgjedhjeve të 25 prillit, duket se kampi i opozitës së bashkuar po zgjerohet. Në një lidhje direkte për ‘News24’ gazetari Osman Stafa, referuar burimeve, theksoi se ka ditët e fundit ka pasur disa takime mes përfaqësuesve të PD-së dhe atyre të FRD-së, partisë së Bamir Topit.

Duke iu referuar këtyre burimeve, Stafa thekson se ka pasur takime intensive, ndërsa ka sinjale pozitive për arritjen e një marrëveshje. Kujtojmë se Topi në zgjehdjt e 2015-ës ka qenë në koalicion me maxhorancës, por më pas ‘rrugët’ u ndanë, ndërsa tashmë duket se ish-presidenti do të bashkëpunojë me PD-në.

Po ashtu mësohet se Balli Kombëtar Demokrat i drejtuar nga Artur Roshi, që aktualisht është në parlament, do i bashkohet koalicionit opozitar.

Kujtojmë se sot është dita e fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë listat e koalicioneve, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.