“Kur na ndajnë më pak se 70 ditë nga dita e zgjedhjeve, banorët e Kamzës e kanë marrë vendimin e tyre për të mbështetur me votë PD në zgjedhjet e 25 Prillit. Në çdo rrugë ku kemi shkelur, në çdo shtëpi ku kemi hyrë, tek çdo person që kemi takuar dhe në çdo bisedë që kemi bërë, ndihet dëshira dhe domosdoshmëria për ta ndryshuar këtë realitet të zymtë. Edi Rama e ka lënë Shqipërinë në vendnumëro! Më 25 prill votojmë ndryshimin!”. Ky është konstatimi i Flamur Nokës gjatë takimeve të realizuara në Vorë dhe Kamëz me qytetarët të cilin e bën publik në rrjetin social FB.
Sipas Nokës papunësia dhe varfëria janë çështjet kryesore që diskutohen në thuajse në të gjitha takimet me qytetarët. Vora është lënë në mëshirë të fatit. Edi Rama e ka zhytur në baltë Shqipërinë!
25 prilli do të jetë dita e ndëshkimit për Edi Ramën dhe këdo që e ka përdorur pushtetin për interesat e tij! Po ne një nga postimet ne FB, Flamur Noka shkruan: A ka baba që u thotë fëmijëve të mos kthehen, por të qëndrojnë edhe disa kohë jashtë, në emigrim? Unë e kam bërë!” – më tha Agim Vata tek më tregonte shtëpinë e mrekullueshme që kishin ndërtuar fëmijët e tij emigrantë.
Agimi jeton vetëm me bashkëshorten dhe padiskutim që do të donin të kishin fëmijët pranë.
Edi Rama e ka rrënuar këtë vend, e ka bërë të pajetueshëm!
Shumë të rinj janë larguar nga Shqipëria gjatë 8 viteve të qeverisjes së tij.
Realitet i trishtë shumë!
“Nuk ka të keqe që e mund të mirën!” – më tha gjatë bisedës Agimi.
Ne, të gjithë bashkë, do ta mundim të keqen më 25 prill!
Shqipëria FITON
Ditë më të mira do të vijnë
PartiaDemokratike