Zbulohet emri i viktimës në Tiranë. Bëhet fjalë për shtetasin Behar Seferi, 65 vjeç, nga Lapardhaja Beratit banues në “Rrugën e Qelqit” Kombinat. Ai u u qëllua mëngjesin e sotëm me armë me silenciator dhe mori dy plumba. Megjithëse u transportua në spital, nuk ka mundur të mbijetojë.
Policia ka nisur hetimet për ngjarjen që tronditi kryeqytetin mëngjesin e sotëm teksa në vend ka shkuar dhe kreu i Policisë së Tiranës Rebani Jaupi. Në Tiranë janë ngritur disa postblloqe në pikat hyrëse dhe dalëse për kapjen e autorëve.