BallinaBotaMinistri italian i Shëndetësisë: Për të fituar duhet unitet. Nuk janë kushtet...

Ministri italian i Shëndetësisë: Për të fituar duhet unitet. Nuk janë kushtet për të reduktuar masat e COVID-19

spot_img
spot_img

Për të fituar sfidën kundër koronavirusit, “puna e përbashkët e të gjitha institucioneve” është thelbësore. Kështu deklaroi Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza, duke shpjeguar se nëse Draghi “tha se uniteti nuk është një opsion, por një detyrë”, edhe ai vetë “gjithmonë ka shpresuar për një unitet kombëtar kundër emergjencës”. “Nuk ka rrugë tjetër përveç unitetit”, tha ai.

Ministri italian i Shëndetësisë, Roberto Speranza u tregua i qartë në ndjekjen e vijës së maturisë përsa i përket masave kundër koronavirusit, ndërsa ilustroi dje dekretin e ri ministror, i pari i qeverisë Draghi, që do të hyjë në fuqi nga 6 marsi deri më 6 prill, mbi masat e reja antiCOVID-19.

“Nuk ka kushte epidemiologjike për të reduktuar masat për të luftuar pandeminë. Jemi pranë vijës së finishit dhe nuk mund ta ulim vigjilencën”, tha Speranza.

“Prania e varianteve do të ndikojë në epidemi. Varianti britanik është i pranishëm në 17,8% të rasteve dhe së shpejti do të mbizotërojë, dhe përhapja e tij më e madhe e bën thelbësore ngritjen e nivelit të alarmit, por për fat të mirë nuk komprometon efikasitetin e vaksinave”, shtoi ai.

 

 

Ai theksoi se është thelbësore ruajtja e një qasjeje shumë të kujdesshme, sepse “me një nivel të tillë të incidencës së rasteve, kemi pesë rajone me kujdes intensiv mbi pragun kritik”.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular