Nga Ardit Gjinali
Ndryshimi nuk është thjeshtë një nocion që bashkon të tillat bashkëtingëllore dhe zanore për të formësuar një term shpresë-përcjellës tek të shumtët qytetarë që vijojnë rrugëtimin e vështirë të së përditshmes pavarësisht sfidave që i vështirëson pamundësia e stisur nga djallëzia e pambarimtë e varrmihësve të shpresës; – qytetari i zakonshëm , fisnik në përpjekjet e tij dhe qëndrestar ndaj remineshencës banale të njeriut të Ri- i tilli njeriu i Ri që rreket të shndërrojë shoqërinë në një rrangallë; nga ana tjetër, qytetari i zakonshmëm vijon qëndrimin në atdhe për shkak të shpresës që nuk mund ta varrosin dot dhe në besimin e palëkundur për ndryshimin që pret një Shqipëri e larguar nga interesat bordero-firmosëse dhe që shqetësohet për korrupsionin endemik, ekonominë e shkatërruar dhe punën e dëshiruar, por të munguar………Shqipëria e fytyrës së të vërtetës – larg realitetit të gënjeshtërt 3-D dhe në padukshmëri me batuta-lëshimin që ngjason me baltën që hidhet në fytyrën e qytetarit për ta përshtatur të tillin me fundin e llumit dhe zezonën e errësirës- kërkon një fillim të Ri ku mundësia e dhënë është shpërblimi për besimin në një ndryshim të qënësishëm; besim asfare i shpërdoruar për të kthyer shpresën.
Kujtesa është e rëndësishme për fatin e një shoqërie; e tilla nuk mund të pengojë vazhdimësinë drejt së ardhmes përmes shikimit kah e djeshmja e së shkuarës, por mbetet një vlerë thelbësore për të ndalur përsëritjen e të njëjtave dukuri të së njëjtës ; mosharresa është instrumenti mbrojtës i prosperitetit shoqëror dhe rendit demokratik nga sulmi i vazhdueshëm i viruseve politike me përmbajtje autokratike dhe tendenca absolutiste, të tillat metastaza të së keqes që drobisin trupin dhe nervin reagues të një shoqërie normale. Saga e këtyre viteve minimalisht të trishta dhe gjerësisht në kufijtë e tragjikes janë dëshmia e së keqes që ekspozohet përpara një shoqërie dhe rreket të uzurpojë secilin segment të së njëjtës me një qëllim final;- tjetërsimin e shoqërisë në secilin aspekt përfshirë dhe të tillin kuptimor duke e shndërruar në një bashkim mekanik gërmash.
Vendi ndodhet përpara një sfide të rëndësishme që nuk përfshin një ndërrim pushteti, por një sfidë ndaj modelit të së keqes së instaluar që duhet rrëzuar pavarësisht përkatësisë partiake; e keqja që shkakton humbjen e të gjithëve….qytetari, prindi, profesionisti, shtetari, mjeku, mësuesi, studenti, sipërmarrësi, artisti, shkrimtari…..humbin në një Shqipëri të pajetueshme ku rrushfeti vjedh mundësinë dhe i ashtuquajturi “mik” krekoset mbi dëngun e plehut që skalit pisllëkun institucional të ndotur nga i përdoruri dhe i tremburi kinse shtetar prej “mikut” të shtet-pushtetit. Mosharresa nuk është mllefi popullor që fton për revanshin e rradhës që do të dërgonte shoqërinë në një spirale të panevojshme jostabiliteti; mosharresa është apeli për të ndaluar shtrirjen e së keqes dhe për të vendosur një standart shoqëror ku ndëshkimi përmes votës i premtimit të shkelur që paraqitet si bilanc qeverisës, meskinitetit si virtyt dhe arbitraritetit si ligjësi të ndërtojë themelet e qëndrueshme të një Shqipërie ndryshe.
Angazhimi i përbashkët për të mundësuar ndryshimin është një thirrje asfare përsëritëse, por një detyrim pozitiv ndaj vendit; një angazhim i përbashkët duke kujtuar secilën vuajtje të këtyre viteve, angazhim për të mos harruar , për të ndëshkuar me votë dhe për të dëshmuar një shpirt qytetar të patjetërsuar; për të dëshmuar që maturia qytetare hedh tutje secilin pushtet të ushtruar keqas; shpëtimi i së sotmes thërret për një bashkim të madh për të sjellë një shpresë të re me ditë më të mira në një Shqipëri normale, qeveri normale dhe Kryeministër normal, gjithashtu. Mosharresa si një mundësi për të mundur të keqen dhe për të ndalur përsëritjen e së njëjtës është normalitet shoqëror dhe njerëzor. Angazhohemi të gjithë bashkë duke mosharruar dhe në një përpjekje të përbashkët për një të ardhme me shpresë. Bashkë sepse ka ende shpresë….