Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë mbrëmje në Rrugën e Kombit.
Aksidenti ndodhi në segmentin e rrugës Milot – Rrëshen. Mësohet se janë përplasur tre automjete në hyrje të Rrëshenit.
Dyshohet se si pasojë e aksidentit, disa persona janë plagosur. Raportohet se drejtuesi i njërit prej mjeteve, BMV ka humbur jetën. Policia është në vendngjarje.