Barcelona është në alarm pasi trajneri Ronald Koeman, ka shfaqur së fundmi probleme shëndetësore.
Në konferencën për shtyp të sotme, trajneri pati një derdhje gjaku të papritur nga hunda, duke alarmuar gazetarët dhe stafin.
Por ky nuk është një episod i izoluar, pasi një ngjarje e tillë në konferencë për shtyp i kishte ndodhur atij edhe në 30 janar.
Koeman ka pësuar një ndërhyrje në zemër, dhe mendohet që ilaçet që po merr në fazën e rehabilitimit i shkaktojnë edhe momente të tilla të sikletshme.