Kleoniki Delijorgji ishte mbrëmjen e kësaj të premteje në Zonë e Lirë për të promovuar klipin e saj më të ri, “Goddess Like Me”. Ish-Miss Shqipëria 2012 dhe njëkohësisht edhe modelja, prej dy vitesh tashmë ka vendosur t’i dedikohet muzikës. Por përveç risive në jetën e saj artistike, 24-vjeçarja tërhoqi jo pak vëmendje me veshjen e saj. Ajo mbante veshur një kostum të bardhë, xhaketa e të cilit ishte e hapur… poshtë xhaketës Kleoniki nuk kishte veshur asgjë. Kjo zgjedhje habiti jo pak drejtuesin e emisionit Arian Çani, i cili e komplimentoi modelen për elegancën e saj.
Arian Çani: Ça ke veshur Kleoniki poshtë xhaketës tënde, sepse shoh që ke një gjë tmerrësisht transparente…
Kleoniki Delijorgji: Po asgjë s’kam veshur.
Arian Çani: Mos ia fut kot!
Kleoniki Delijorgji: Po pse çfarë ka?
Arian Çani: Ke vetëm xhaketën? Për një moment tani që lëvize, paf të lëvizi xhaketa dhe op ngela për një moment…
Kleoniki Delijorgji: Po pse ngele?
Arian Çani: Sepse rrallë ndodh që të të vijnë gocat veshur kaq bukur në studio…
Kleoniki Delijorgji: E vërtetë.
Arian Çani: Kjo është e vërtetë, me një elegancë të paparë.