Tre persona janë përfshirë në një konflikt fizik në një lokal në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur “Alessandria”.
Pas këtij konflikti policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe bëhet e ditur se një person ka pësuar lëndime dhe aktualisht po merr mjekim në spitalin e Vlorës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Më pas ai bashkë me dy personat e tjerë të përfshirë në këtë sherr do merret në pyetje në komisariat për të kuptuar si ka nisur konflikti
Policia ka nisur hetimet, ndërsa nuk dihen shkaqet e grindjes. Gjithçka ka ndodhur si pasojë e një grindjeje të momentit.