BallinaBotaCui Tiankai: Marrëdhëniet e qëndrueshme Kinë-ShBA përputhen me interesat e përbashkëta

Cui Tiankai: Marrëdhëniet e qëndrueshme Kinë-ShBA përputhen me interesat e përbashkëta

spot_img
spot_img

Ambasadori i Kinës në Shtetet e Bashkuara, Cui Tiankai, tha se marrëdhëniet e qëndrueshme dhe bashkëpunuese Kina-ShBA përputhen me interesat e përbashkëta të të dy popujve.

“Ka njëmijë arsye pse duhet të përmirësohen marrëdhëniet Kinë-ShBA dhe asnjë pse duhet të përkeqësohen,” tha ambasadori Cui ndërsa përgëzoi pritjen e suksesshme të Konferencës Virtuale të Forumit të 5-të të Bashkëpunimit të Legjislaturave Nënkombëtare Kinë-ShBA të martën përmes lidhjes video.

Forumi u bashkë-organizua nga Shoqata e Popullit Kinez për Miqësinë me Vendet e Huaja dhe Fondacioni i Krerëve Legjislativë të Shteteve i ShBA-së.

Ambasadori vuri në dukje rëndësinë e forumit si veprimtaria e parë institucionale e shkëmbimeve dhe bashkëpunimit midis Kinës dhe ShBA-së pas marrjes së detyrës së administratës së amerikane.

Në mesazhin e tij me video, ambasadori Cui tha se ligjvënësit e Kinës dhe ShBA-së janë të gjithë përfaqësues të publikut të gjerë. Ata kanë shprehur gatishmërinë e fortë të të dy popujve për të pasur shkëmbime miqësore me njëri-tjetrin.

Ambasadori shprehu besimin se përmes kësaj ngjarjeje, dy palët do të arrijnë të kuptojnë më shumë për njëri-tjetrin dhe të thellojnë bashkëpunimin e tyre pasi forumi ka dhënë një mundësi thelbësore për të çimentuar marrëdhëniet dypalëshe.

Ai tha se viti i kaluar ka qenë i trazuar për shumë njerëz me pandeminë shkatërruese dhe ftohjen e marrëdhënieve Kinë-ShBA. Ndërsa Kina hyn në vitin e parë të planit të saj të ri të zhvillimit, Planin e 14-të Pesëvjeçar, me një administratë të re të ShBA-së në detyrë, dinamika e lidhjeve dypalëshe mund të ndikojë në aspekte të ndryshme.

Këto aspekte mund të jenë rendet kryesore të ditës të të dy vendeve, lufta globale kundër pandemisë COVID-19 si dhe rimëkëmbja ekonomike pas-pandemike, tha Cui.

Pjesëmarrësit e forumit janë ligjvënës nga shtatë provinca dhe komuna kineze dhe ligjvënës nga shtatë shtete të ShBA-së. Ata u zotuan për shkëmbime dhe bashkëpunim më të ngushtë midis të dy palëve. (Albana)

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular