Bashkëshortja e kreut të Partisë Demokratike Aurela Basha ka publikuar në rrjetet sociale një foto të shumë viteve më parë dhe ku sipas saj janë prezenet edhe gjyshi dhe stërgjyshi saj.
Fotoja e rrallë është e vitit 1918 ku janë shumë anëtarë të Shoqërisë Vatra e njohur si një nga institucionet me të fuqishme të përfaqësimit të Shiptarëve në SHBA.
Ja postimi i plotë:
Në këtë foto të vitit 1918 të degës 21 të shoqërisë Vatra në Amerikë, janë edhe gjyshi im Sino Bozhaj dhe stërgjyshi im Duro Zyka, bashkë me burra të tjerë nga Nivica, Rexhini, Mezhgorani, Benca dhe Lekdushi.