BallinaAktualitetCovid i merr jetën mësuesit të gjimnazit ‘Qemal Stafa’ në Tiranë

Covid i merr jetën mësuesit të gjimnazit ‘Qemal Stafa’ në Tiranë

spot_img
spot_img

Covid-19 i ka marrë jetën një mësuesi të gjimnazit “Qemal Stafa” në Tiranë, ndërsa dhimbja mes kolegëve dhe nxënësve është e madhe. Njoftimi është bërë nga kolegët e mësuesit Shpëtim Kraja, të cilët shprehin dhimbjen për këtë humbje të parakohshme.

Postimi në Facebook: 

Të prisnim mes nesh i nderuari profesor Shpëtim Kraja! Të dashur kolegë, nxënës, prindër e miq të faqes sot gjimnazi “Qemal Stafa” rënkon, është në zi për ndarjen e parakohshme nga jeta të kolegut tonë të mrekullueshëm, të cilin COVID nuk e kurseu!

Një mësues i nderuar, i respektuar, i papërtuar i cili nuk ndaloi asnjëherë së dhëni më të mirën nga vetja, breza e breza të tërë do të kujtojnë me mall mundin, djersën, sakrificat, këshillat dhe dëshirën e pasionin për matematikën!

Sot e nesër në faqen e shkollës sonë do të paraqesim momente nga jeta e tij, impresione nga kolegë, nxënës e prindër si një mënyrë për të kujtuar në çdo moment se sa i rrallë e i veçantë ishte sistemi i tij vleror!

U prehsh në paqe, kolegu ynë i dashur!

Qemal Stafa sot lëngon, loton për humbjen e një kolegu, miku, shoku, bashkëpunëtori të shkëlqyer!

Image

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular