BallinaAktualitetDEBATI/Gjekmarkaj-Bollinos: Je i vetmi gazetar që ke nxjerrë ‘Shtëpinë e Bardhë’ për...

DEBATI/Gjekmarkaj-Bollinos: Je i vetmi gazetar që ke nxjerrë ‘Shtëpinë e Bardhë’ për të gënjyer që Bushit i vodhën orën

spot_img
spot_img

Analisti Agron Gjekmarkaj është përfshirë në një debat me botuesin Karlo Bollino lidhur me një ngjarje që ka ndodhur në vitin 2007.

Gjekmarkaj nuk ishte dakord me një deklaratë të Bollinos ndaj i përmendi ngjarjen që buri bujë në vendin tonë, për vjedhjen e orës së dorës së ish-presidentit të SHBA-së, Xhorxh Bush.

Bollino i tha ajo ishte diçka e vërtetë dhe i pranoi meritat që “mundi të nxjerrë në deklaratë zëdhënësen e Shtëpisë së Bardhë”.

Gjekmarkaj: Bollino kur do ta bëjë një lajm e bën çfarë do që te jetë, kur nuk i intereson nuk e bën. Nxorri dronin në ajër për të parë është prishur apo jo shtëpia e Bashës nga tërmeti.

Bollino: Po gazetari këtë punë ka, të vërtetojë nëse një lajm është i vërtetë apo jo. Basha iku në vilë, gjatë pandemisë shtoi disa vila.

Gjekmarkaj: Ti Bollino në CV-në tënde ke shumë merita, madje duhet thënë se jeni gazetari i vetëm që patët guximin që të nxirrni zëdhënësen e “Shtëpisë së Bardhë” që të thotë se Xhorxh Bushit i vodhën orën, vetëm për të nxirë vizitën e tij në Shqipëri. Një lajm totalisht i pavërtetë.

Bollino: Ishte e vërtetë se e ka thënë “Shtëpia e Bardhë”, jo unë. Dhe nëse kam kontaktuar me ta është meritë e një gazetari, normal.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular