Një aksident ka ndodhur në aksin nacional Korcë-Devoll, në vendin e quajtur kryqëzimi i fshatit Tren.
Sipas informacioneve paraprake mësohet se në aksident është përfshirë një ambulancë me një mjet tip Benz.
Burimet bëjnë të ditur se në ambulancë ka qene një i sëmurë që po transportohej në spital. Per fat të mirë nga aksidenti nuk ka të lënduar por vetëm dëme materiale.
Ndërkohë i sëmuri është siguruar të dërgohet me një ambulancë tjetër në spital.
Sakaq, policia po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij aksidenti.