Kryeministri Edi Rama duket se do të na surprizojë me listat e kandidatëve për zgjedhjet e 25 prillit.
Pas shefes së Infektivit, Najada Çomos, kryeministri Rama ka ftuar për t’u bërë pjesë e listave të PS edhe inxhinieren e njohur, Luljeta Bozon.
Pritet që kryeministri Rama ta bëjë publike ftesën për inxhinieren e njohur gjatë ditës së sotme, në një aktivitet për rindërtimin.
Kujtojmë se inxhinierja Luljeta Bozo spikati me këshillat e saj të vlefshme pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019, që tronditi Shqipërinë, duke marrë 51 jetë njerëzish, plagosur qindra të tjera e shkatërruar mijëra ndërtesa.