BallinaKryesorePS, Partia që shembi kisha e xhami, për pushtet promovon pastorë/Nga Enri...

PS, Partia që shembi kisha e xhami, për pushtet promovon pastorë/Nga Enri Ceno

spot_img
spot_img

Nga Enri Ceno

Toni Gogo pastori që ndjek Biblën por tashmë edhe drejtues i keshillit bashkiak të Tiranës, Prefekt i Tiranës dhë së fundmi edhe kandidat për deputet nga Partia Socialiste u shpreh në emisionin Opinion se Edi Rama meriton një mandat të tretë politik pikërisht pasi ai ka reaguar ndaj fatkeqësive natyrore si tërmeti dhe pandemia si askush lider tjetër politik në planet.

Meqenëse pastori ndjek jetesën sipas biblës, mu kujtua historia e librit të dytë të Biblës atë të Eksodit, dhe dhjetë katastrofat të shkaktuara në Egjipt nga Zoti i Izraelit në mënyrë që të detyrojë Faraonin të lejojë Izraelitët të largohen nga skllavëria.

Nëse do bënim një krahasim dhe sinkronizim midis librit të eksodit dhe historise së Shqiptarëve nën sundimin e Edi Ramës dyshoj fort që Pastori të ketë lexuar Biblën apo minimalisht ta ketë kuptuar atë. Fatkeqësitë sipas librit të eksodit i ndodhën faraonit që në rastin tonë është kryeministri, nga Zoti për të çliruar popullin nga skllavëria që në rastin tonë është shoqëria shqiptare. Nëse pastori Toni Gogo do njihte sado pak simbolikën e misticizmit biblik nuk do ishte në krahun e Edi Ramës por me Shqiptarët.

Pastori Toni Gogo, sot përfaqëson partinë dhe ata që dikur shembën kisha e xhami, vranë e burgosën klerikë e besimtarë dhe me kushtetutë ndaluan besimin duke qenë krah për krah me Korenë e Veriut si të vetmit shtete ateiste në botë.

Pastori Toni Gogo ishte firmëtar i shëmbjes së Teatrit Kombëtar, duke kryer një shkelje ligjore por mbi të gjitha duke shkelur edhe gjitha parimet e Biblës që ai citon kaq shumë. Shtepia e artit njësoj si shtëpia e Zotit nuk shembet por mbrohet e restaurohet si një vlerë e traditë e kombit.

Toni Gogo mund të jetë gjithçka, edhe pragmatist politik e deri këtu nuk ka asgjë të keqe pasi të gjithë jemi të tillë por kurrsesi nuk mund të jetë një Pastor dhe ithtar i parimeve biblike dhe në të njëjtën kohë ndjekës i Partisë Socialiste e dishepull i Edi Ramës dhe Erion Velisë.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular