Basha urim special me të bijën për mësuesit me 7 Mars
Kryetari i PD, Lulzim Basha ka zgjedhur një mënyrë të veçantë për të uruar 7 Marsin.
Në një foto me vajzën, Viktoria, Basha ka bërë urimin e tij për mamanë e tij mësuese dhe nëpërmjet vizatimit të së bijës ka përcjellë urimin për të gjithë mësuesit shqiptarë.
“Nga zemra ju urojmë bashkë me Viktorian të gjithë mësuesve të Shqipërisë (edhe nëna Zikut🤗) Gëzuar 7 Marsin”, – shkruan Basha në postimin e tij.