Në konferencën për shtyp që po mban në këto momentet, kryeministri Edi Rama ka filluar të prezantojë edhe emrat e parë që do t’i prijnë listave të kandidatëve. Ashtu siç e tha edhe vetë, në këto zgjedhje do të ketë një përmbysje të rendit të listave, ku ata që quhen bigët e listës duhet të kandidojnë në zonën e zjarrit, ndërkohë që në krye ka vendosur të ketë njerëz që nuk kanë lidhje me politike.
Kështu në Shkodër listës së PS do t’i prijë Edona Bilali, një emër i panjohur që vjen nga fusha e biznesit.
Në Vlorë listës do t’i prijë, Pranvera Selmanaj, një tjetër emër që nuk thotë asgjë në politikën e ditës
Në Dibër do t’i prijë listës Lavdrim Krashi.
Greta Duraku në Kukës.
Në Tiranë listës do i prijnë Luljeta Bozo dhe Najada Çomo.
Eni Zake në krye të listës në Korçë.
Erion Braçe në Fier.
Evis Kushi në Elbasan.
Mirela Kumbaro në Gjirokastër.
Lindita Nikolla në Lezhë.
Milva Ekonomi në Durrës.