Një tjetër deputet i Partisë Socialiste është tërhequr nga gara për deputetë duke qenë i pakënaqur nga renditja e tij.
Largimi i deputetit u bë i ditur nga Rama gjatë konferencës për shtyp,por që më pas mësohet se bëhet fjalë për deputetin Alket Hyseni.
Alket Hyseni fillimisht u përfol që nuk do të ishte fare në listën e kandidatëve, pasi me afrimin e ministres Anila Denaj do të zhvendosej dhe nuk ishte pjesë e listës së PS-së. Por më vonë ai u rendit i 11-ti në listën e qarkut të Vlorës.
Hyseni sipas një përllogaritje të thjeshtë, nuk arrin të bëjë pjesë në listën e fitores së sigurt në qarkun e Vlorës.