BallinaKryesoreBashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, Zaev: Jo ide e mirë, Ballkani nuk...

Bashkimi mes Kosovës dhe Shqipërisë, Zaev: Jo ide e mirë, Ballkani nuk shihet si bombë e kurdisur

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev, ka deklaruar se Ballkani nuk mund të shihet më si një “bombë e kurdisur”, por tashmë sipas tij kemi përballë Ballkanin Europian përmes së cilës po shihet bashkëpunim dhe dialog.

“Jam i bindur se edhe zgjidhjet që ende nuk janë gjetur, përmes dialogut do të arrihen”, është shprehur Zaev, shkruajnë mediat në Kosovë.

Duke folur për “N1”, Zaev tha se një bashkim kombëtar i shqiptarëve nuk është e ardhmja që e duan popujt në rajon sepse e ardhmja e tyre është në Bashkimin Evropian. Një Evropë pa kufij në të cilën njerëzit bashkëpunojnë dhe komunikojnë dhe jam i bindur se këto ide janë nga individët që janë pakicë dhe s’kanë të ardhme”, ka thënë ai.

Sipas tij, nëse ka bashkëpunim më të madh rajonal, Evropa do t’i respektojë më shumë shtetet e Ballkanit.

“Europa ka kufij, është Europa ku njerëzit punojnë, bashkëpunojnë  komunikojnë me njëri-tjetrit. Jam i bindur që këto ide janë ide të individëve”, ka thënë Zaev.

Ndërsa për “Mini-Shengenin” ai ka thënë se është një mundësi ku do të përfitojnë të gjithë dhe se sipas tij do të nxiste bashkëpunimin rajonal.

Duke u ndalur tek përmirësimi i raporteve mes shteteve në rajon, lideri i Maqedonisë ka shtuar se Shkupi po krijon marrëdhënie të mira me kryeministrin e Shqipërisë Edi Ramën, presidentin serb Aleksandar Vuçiç dhe kryeministren Ana Bërnabiç duke u munduar të promovojë të gjitha rrugët e bashkëpunimit mes maqedonasve, shqiptarëve e serbëve. Në këtë pikë ka shtuar se pret që edhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, t’u bashkohet liderëve në bisedimet “për të mirë të të gjithëve”, pasi të marrë udhëheqjen e shtetit të Kosovës pas fitores në zgjedhjet e 14 shkurtit.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES

Most Popular