BallinaSportJuventus eleminohet nga Champions League, Porto me 10 lojtarë bën ‘heroin’ në...

Juventus eleminohet nga Champions League, Porto me 10 lojtarë bën ‘heroin’ në shtesë

spot_img

Juventus është eleminuar nga Champions League. Pavarësisht se bardhezinjtë fituan 3-2 në Juventus Stadium, ky rezultat nuk i mjaftoi që të shkojnë në çerekfinale.

Përballë italianët kishin Porton, e cila falë golit më shumë në fushë kundërshtare ka arritur të kualifikohet. Rezultati i përgjithshëm u vulos 4-4, por Porto shënoi 2 gola në Itali kurse Juventus vetëm 1 në Portugali. Për më tepër Porto mbeti me 10 lojtarë.

Sergio Oliveria kaloi Porton të parën në avantazh falë golit me penallti. Më pas ishte Chiesa ai që përmbysi rezultatin duke e çuar ndeshjen në Extra Time. Pikërisht Oliveira shokoi juventinët me golin e barazimit në minutën e 115, por Juventus reagoi shpejt me Rabiot pas 2 minutash.

Nuk mjaftoi, dhe përsëri Juventus eleminohet nga një ekip në letër më i dobët se vetja.

spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
spot_img
RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img
- Advertisment -spot_img

Most Popular